Featured

Top News - Shkencëtari norvegjez zbulon arsyen/Përse ka mpiksje gjaku pas vaksinës së Astrazeneca

Thanks! Share it with your friends!

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Added by
139 Views
Një studim i realizuar nga Spitali Universitar Rikshospitalet në Oslo, pretendohet se ka gjetur arsyen përse tre punonjës shëndetësise në vend të imunizuar me vaksinës e Astrazenecas pësuan mpiksje gjaku, dhe njëri prej tyre më vonë vdiq. Të tre ata ishin nën moshën 50 vjec. Grupi I ekspertëve të drejtuar nga profesor Pal Andre Holme kanë punuar intensivisht këto ditë për të gjetur një përgjigje. Ata mbështesin hipotezën se vaksina ka nxitur një reagim imunitar më të fortë nga sa pritej, e pas tij janë krijuar mpiksjet e gjakut. Ne e njohim këtë fenomen në sektorë të tjerë të mjekësisë, por aty nxitësi nuk është vetë mjekimi, shprehet Holme. Verifikuam, por për një reagim të tillë të rëndë imunitar në këto raste nuk gjetëm shkak tjetër vec vaksinës, shtoi ai. Asnjëri prej pacientëve nuk kishte histori të mëparshme shëndetësore që ta justifikonin një gjë të tillë. Kam bindjen se arsyeja janë antitrupat spciefikë që krijohen dhe praktikisht vetë vaksina, shprehet profesori. Deri tani, 120 mijë norvegjeze janë vaksinuar me Astrazenecan dhe shumë pak raste efektesh serioze anësore janë raportuar. Megjithatë, Norvegjia ka vendosur ta ndaloje vaksinën britaniko-suedeze për momentin. Edhe pas vendimit të EMA-s për ti dhënë asaj drite jeshile, vendi nuk iu rikthye përdorimit të vaksinës, e cila vazhdon të mbetet e bllokuar edhe nga Suedia e Danimarka.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Scientist#AstraZeneca#TopChannel
Category
Faroe Islands
Commenting disabled.